image Largohet fotografia e Thaçit prapa ulëses së Osmanit, a do ta vendos sërish PDK-ja?

Kosovë

Seanca/ Largohet fotografia e Thaçit prapa ulëses së Osmanit, a do ta vendos sërish PDK-ja?

news image

Fotografia e presidentit, Hashim Thaçi e cila u vendos sot prapa ulëses së Vjosa Osmanit nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është hequr nga salla ku është mbajtur seanca e sotme.

Lushtaku e vendosi fotografinë gjatë kohës sa Osmani po fliste, raporton Gazeta Sinjali.

Fotografia qëndroi aty dy orë, për sa ka zgjatur seanca e sotme.

Nuk dihet nëse deputetët e PDK-së do ta vendosin sërish fotografinë e Thaçit, vazhdimi i senacës është paralajmëruar të nis në orën 15:00./GazetaSinjali/