image Largohen mbi 100 afganë nga Kosova drejt ShBA-së

Kosovë

Largohen mbi 100 afganë nga Kosova drejt ShBA-së

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se mbi 100 shtetas afganë që po qëndronin përkohësisht në Kosovë, sot janë nisur drejt ShBA-së.

Ambasada përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.

Mëngjesin e sotëm, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Për pritjen ndaj afganëve ka falënderuar Kosovën edhe zëvendësndihmës sekretarja, Molly Montgomery. /GazetaSinjali/