image Largimi i Xhakës nga Arsenali, klubi londinez përfiton një pagë të "majme"

Futboll

Largimi i Xhakës nga Arsenali, klubi londinez përfiton një pagë të “majme”

news image

Granit Xhaka është pranë largimit nga Arsenali dhe kompletimit të marrëveshjes me klubin gjerman, Bayer Leverkusen.

Ndonëse flitej për një shumë më të vogël (afro 13 milionë funte), megjithatë ‘Topçinjtë’ do të përfitojnë plot 21.5 milionë funte, apo 25 milionë euro nga kartoni i tij, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Tashmë marrëveshja është e arritur, dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

‘Gunners’ pritet të zyrtarizojnë fillimisht transferimin e mesfushorit Declan Rice, për ta lejuar më pas largimin e 30-vjeçarit.

Xhaka shpenzoi 7 sezone me klubin londinez, në këtë të fundit i cili ishte më i miri individual në karrierën e tij.

/GazetaSinjaliSport/