image Lana Del Rey i bashkohet protestave kundër vrasjes së George Floyd

Bota e Yjeve

Lana Del Rey i bashkohet protestave kundër vrasjes së George Floyd

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Lana Del Rey është duke vazhduar përkrahjen e protestave pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, shkruan DailyMail.

Fituesja gjashtë herë e çmimit ‘Grammy’ publikoi një ‘selfie’ në rrjetin social Instagram të enjten para se t’i bashkohej turmës për një tjetër protestë në rrugët e Los Angeles.

Lana postoi disa pamje nga protesta ku mund të dëgjojmë helikopterët nga lart. Dhe në disa imazhe të tjera shohim banderola ku shkruan: ‘Padrejtësia diku është padrejtësi kudo’./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CBCSUsDpeEv/?utm_source=ig_embed