Këngëtarja e njohur me famë botërore, Lana Del Rey është duke vazhduar përkrahjen e protestave pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, shkruan DailyMail.
Fituesja gjashtë herë e çmimit ‘Grammy’ publikoi një ‘selfie’ në rrjetin social Instagram të enjten para se t’i bashkohej turmës për një tjetër protestë në rrugët e Los Angeles.
Lana postoi disa pamje nga protesta ku mund të dëgjojmë helikopterët nga lart. Dhe në disa imazhe të tjera shohim banderola ku shkruan: ‘Padrejtësia diku është padrejtësi kudo’./Gazeta Sinjali/