Është mbyllur edhe një natë fantastike në elitën e basketbollit amerikan, NBA, shkruan Sinjali Sport.
Në natën e 31 tetorit janë luajtur pesë përballje interesante, ku ka pasur edhe rezultatet befasuese.
17-herë kampioni, Los Angeles Lakers e mposhti Houston Rockets me rezultat të ngushtë 95:85.
Lakers arritën të fitonin fal dyshes, Carmelo Anthony që shënoi 23 pikë dhe Russell Westbrookit që ishte afër triple-double, 20 pikë, 9 asistimeve dhe 8 kërcimeve.
Te skuadra nga Texasi basketbollisti më efikas ishte, Eric Gordon me 17 pikë.
Një nga favoritët e këtij sezoni, Brooklyn Nets, fitoi me lehtësi ndaj Detroit Pistons me rezultat 117:91.
Dy lojtarët kryesor të skuadrës nga Neë Yorki, Kevin Durant me 23 pikë dhe James Harden me triple-double prej 18 pikëve, 12 asistimeve dhe 10 kërcimeve ishin më të dalluarit.
Te mysafirët, koshashënuesi më i mirë ishte rezervisti, Cory Jospeh me 13 poena.
Rezultat i papritur ndodhi në takimin mes Charlotte Hornets që e mposhtën Portland Trailblazers me rezultat 125:113.
Fundori, LaMelo Ball ishte fantastik te vendasit duke realizuar 27 pikë dhe 9 kërcime, të ndihmuara edhe nga 26 pikët e Kelly Oubre Jr.
Mysafirët që nuk kanë një start të mirë këtë edicion, kishin CJ McCollum si lojtarin më efektiv me 25 pikë.