Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, pas deklaratave që i quan “agresive” të vendeve të NATO-s.
Putin po takon ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Presidenti rus i quan si “të paligjshme” sanksionet perëndimore.