image Lajmet e rreme nuk kanë të ndalur, ky është i radhës

Kosovë

Tërmeti/ Lajmet e rreme nuk kanë të ndalur, ky është i radhës

news image

Një faqe në Facebook ka shfrytëzuar gjendjen emergjente në Shqipëri për të marrë sa më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje.

Përmes një shkrimi, kjo faqe ka përhapur lajm të rremë se Google është solidarizuar me tërmetin në Shqipëri dhe se të gjitha ata që e shpërndajnë postimin e tyre, do t`i paguaj me 6 euro për shpërndarje, ndërsa për koment me 4 euro. Sipas kësaj faqeje, më së liri shpërblehet një pëlqim me vetëm 2 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Se ky është lajm i rremë e ka bërë të ditur faqja në Facebook, “Dardha Solutions” e cila ka thënë se një llogari në rrjetin social pretendon se ‘Google po shpërblen’ pëlqimet e shpërndarjet me para me qëllim që të përfitojë në rritje të faqes.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë përhapur disa lajme të rreme, i fundit ishte se në një se sonte në orën 02:00 pas mesnatës do të ndodhë një tërmet tjetër me ballë prej 7.2, me epiqendër në Detin Adriatik. /Gazeta Sinjali/