Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi që po kërkohet nga Policia është Shkodran Osmanaj (1980), i lindur në Deçan dhe dyshohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Njoftimi i PK-së:
Personi i kërkuar është:
SHKODRAN (Shaban) OSMANAJ i lindur më 14.10.1980 në DEÇAN.
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
“Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]