image Lajmërohet studentja shqiptare e cila studion në Wuhan të Kinës: Jam e pasigurt

Botë

Virusi/ Lajmërohet studentja shqiptare e cila studion në Wuhan të Kinës: Jam e pasigurt

news image

Studentja shqiptare, Josilda Ndreaj, e cila ndodhet në Kinë për studime, saktësisht në Universitetin e Wuhanit, aty ku lindi coronavirusi, ka thënë se është e pasigurtë.

Ndreaj për momentin ndodhet në një provincë tjetër, larg Wuhanit, Xi-an, dhe thotë se Universiteti i Wuhan i ka njoftuar studentët të qëndrojnë jashtë qytetit të paktën deri me 15 shkurt.

“Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” ka thënë ajo për TCh.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky
është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në
një kampus universitar në Wuhan./ Gazeta Sinjali/