image Një gabim mjekësor i mori jetën 22-vjeçares shqiptaro-greke - Sinjali

Një gabim mjekësor i mori jetën 22-vjeçares shqiptaro-greke

news image

Ka humbur jetën një 22-vjeçare nga një gabim mjekësor.

E lindur në Korinth, Greqi, studentja shqiptaro-greke ka kryer në 22 maj një ndërhyrje rutinë, për heqjen e një cisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Menjëherë pas ndërhyrjes në një klinikë private, studentja ankohej se nuk ndjehej mirë. Prindërit e transferuan në spitalin e Athinës, ku pak orë pas ndërhyrjes Aleksandra Bistolaki bie në koma.

Megjithëse pritet raportimi i mjekut ligjor, dëshmitë e para bëjnë fjalë për mbidozë të anestezisë, transmeton Tch.

Vdekja e 22-vjeçarit ka ngjallur reagime në gjithë Greqinë, nga zona e Korinthit ku studentja kaloi vitet e fëmijërisë, në Preveza ku studionte për Financë e Kontabilitet, madje dhe jashtë Greqisë, pasi thirrjes së spitalit i’u përgjigjën me mijra persona, që dhanë gjak për të shpëtuar jetën e Aleksandras.

Bëhet fjalë për një ngjarje që shkaktoi bum mediatik, pasi të gjithë flasin për një vajzë, nxënëse e studente. Më 1 qershor, 22 vjeçarja humbi betejën e vështirë. Në median greke dhe atë sociale lajmet dhe mesazhet pafund kërkojnë drejtësi për studenten që iku në prag të 23-vjetorit, me reagime edhe nga mësues e pedagogë. / Gazeta Sinjali/.


Shpërndaje artikullin