image Lajmërohet më në fund Kurti: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të të helmuarve në Deçan

Shëndetësi

Lajmërohet më në fund Kurti: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të të helmuarve në Deçan

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për helmimin e mbi 1 mijë e 500 banorëve të Deçanit, duke u premtuar se qeveria e tij do t’u përgjigjet nevojave të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se edhe pse ndodhet jashtë vendit për vizitë zyrtare është në komunikim të vazhdueshëm me vartësit e tij dhe institucionet përgjegjëse.

“Në bisedë me kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë̈ zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka thënë se bashkëndjen me brengen dhe shqetësimin e deçanasve dhe se u dëshiron shërim sa më të shpejtë pacientëve.

Reagimi i Kurtit erdhi pas tri ditësh që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para të helmimit, tani kur numri i të helmuarve ka arritur në mbi 1 mijë e 500./Gazeta Sinjali/