image Lajmërohen mërgimtarët, thonë se po presin shtatë orë tek Dheu i Bardhë - VIDEO

Sociale

Lajmërohen mërgimtarët, thonë se po presin shtatë orë tek Dheu i Bardhë – VIDEO

news image

Kjo verë po shihet si njëra prej sezoneve me shifra rekorde të numrit të mërgimtarëve të cilët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e tyre në Kosovë.

Vetëm sot 59 aeroplanë ateruan në aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa pritje të gjata po ka edhe në pikëkalimet kufitare.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, pritjet po zgjasin deri në shtatë orë.

Pritje deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë janë edhe tek pikëkalimi kufitar në Muçibabë, ndërsa pritjet për të dalë janë 3 deri në 5 minuta.

Përveç këtyre dy pikëkalimeve kufitare, pritjet në pikat e tjera për të dalë ose për të hyrë në Kosovë janë të vogla, që zgjasin jo më shumë se 10 minuta.

/GazetaSinjali/