Ambasada e Francës dhe ajo e Gjermanisë kanë reaguar përmes rrjetit social Twitter, ku kanë shkruar se presin që së shpejti të fillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Në reagimin e ambasadës franceze, thuhet kancelarja Merkel dhe presidenti Macron janë të gatshëm të udhëheqin samitin në Paris.
“Franca dhe Gjermania presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë së shpejti. Së basjku me kancelaren Merkel, presidenti Macron mbetet i gatshëm ta udhëheqë Samitin në Paris”, ka shkruar ambasada.
Ndërkaq, ambasadori gjerman Christian Heldt, ka shkruar se edhe Gjermania edhe Franca janë të gatshme ta mbështesin takimin e propozuar në korrik.
“Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian, me Mirosllav Lajçak, për të arritur përparim të rëndësishëm, në afat të prekshëm kohor, për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik”, ka shkruar ambasadori Heldt në Twitter.
Por, asnjëra nga ambasadat nuk e kanë komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. / Gazeta Sinjali/