image Lajm i mirë, transporti Urban në Prishtinë nesër pa pagesë

Sociale

Lajm i mirë, transporti Urban në Prishtinë nesër pa pagesë

news image

Për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, komuna ka njoftuar se Trafiku Urban do t’i lirojë nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik.

“Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”.

“Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/