Ekipi i Gjilanit përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se të gjithë futbollistët, stafi dhe personeli i klubit kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.
Tashmë skuadra e Gjilanit mund të vazhdoj me stërvitje dhe mund të rifillojn sezonin, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i plotë i S.C Gjilanit:
KOMUNIKATË PËR SHTYP SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.
Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.
Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.
Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Zyra për shtyp, Gjilan, 22 maj./Gazeta Sinjali/