6-vjeçari nga Juniku, Arian Krasniqi, i cili ishte diagnostifikuar me leukemi, është shëruar nga kjo sëmundje, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët thanë se pas një trajtimi të gjatë në Turqi, Ariani tashmë është shëruar dhe do të kthehet në Kosovë.
“Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar t’iu përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz,Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangies nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme dhe shmangies nga një trajtim i tillë. Është e domosdoshme t’iu përmbahemi rregullave STRIKTE, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për shëndetin e Arianit”, shkroi ndër të tjera në Facebook babai 6-vjeçarit, Islam Krasniqi. /Gazeta Sinjali/
Të dashur miq, familjarë dhe njerëz të vullnetit të mirë, Dua të ndaj me ju gëzimin, se pas një trajtimi mjaft të gjatë…
Posted by Islam Krasniqi on Wednesday, February 10, 2021