image Lajm i mirë: Shërohet 5-vjeçarja nga Vitia e infektuar me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Lajm i mirë: Shërohet 5-vjeçarja nga Vitia e infektuar me koronavirus

news image

Në mesin personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu,Valbon Krasniqi.

“Sot, nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka treguar se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.

“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.

“Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën”, ka thënë ai për Klan Kosova./Gazeta Sinjali/