Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjashtë persona janë shëruar nga koronavirusi.
“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30)”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.
Ndërsa IKSHPK-ja ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra dhe 19 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
“Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi)”.
Deri më tani në Kosovë janë 189 persona të infektuar me koronavirus / Gazeta Sinjali/