Mesfushori kosovar Herolind Shala, pritet të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.
Shala përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se po ushtrohet në palestër.
Përveç Shalës për ndeshjet e muajit tetor, Kosova pritet të llogarit edhe në Milot Rashicën e Benjamin Kolollin, të cilët gjithashtu munguan në ndeshjet ndaj Çekisë e Anglisë.
Kosova më 10 tetor luan miqësoren me Gjibraltarin, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Të dy këto takime do të luhen në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/