Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos” mori vendim që të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për të gjitha bizneset-konsumatorët e ndërmarrjes, të cilat nuk kanë punuar gjatë periudhës dy-muajshe (Mars-Prill) të këtij viti, për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, në vendim thuhet se të gjitha bizneset të cilat e kanë kryer pagesën për periudhën e lartcekur, do të kompenzohen me vlerën e njëjtë të faturave me dy muajt Mars-Prill të vitit 2020, në muajt në vijim ose nga borxhi total do t’u kompenzohet vlera e njëjtë.
Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë dokumentin.