Për të gjithë fansat e gjumit të ditës, ka një lajm të mirë. Të bësh gjumë në drekë një ose dy herë gjatë javës ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i Lozanës, Zvicër arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.
Sipas tyre, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.
Ndonëse, për këtë studim ka ende diskutime, njerëzit duhet të kenë parasysh që dremitja nuk do t’i shpëtojë nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetese që ulë rrezikun e tyre.
Tani për tani, kujdesuni për regjimin e gjumit të natës, dietave ushqimore dhe aktivitetit fizik./Gazeta Sinjali/