image Lajm i mirë: Njihen pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Kanada

Shqipëri

Lajm i mirë: Njihen pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Kanada

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada.

Duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Sipas Ramës kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet

Postimi i Ramës:

SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë  

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet

/GazetaSinjali/