image Lajm i mirë nga Spitali Infektiv në Shqipëri, 8 pacientë të shëruar vetëm dje

Rajon

Pandemia/ Lajm i mirë nga Spitali Infektiv në Shqipëri, 8 pacientë të shëruar vetëm dje

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mesnatë ka dhënë një lajm të mirë rreth situatës me koronavirus.

Ai tha se 8 pacientë me koronavirus të cilët janë të shtruar në spitalin Infektiv janë shëruar.

“LAJM I MIRË: 8 TË SHËRUAR SOT”- shkruan Rama përmes një postimi në Facebook.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast