Kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar edhe rasti i fundit me koronavirus në këtë qytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rudari ka bërë të ditur se mbrëmë ka rezultuar negative edhe rasti i fundit.
“Asnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit. Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi”, ka shkruar Rudari.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovës. Numri total i rasteve ka shkuar në 362./Gazeta Sinjali/