image Lajm i mirë nga Malisheva, shërohet pacienti i fundit nga koronavirusi

Shëndetësi

Lajm i mirë nga Malisheva, shërohet pacienti i fundit nga koronavirusi

news image

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se edhe pacienti i fundit me koronavirus nga kjo komunë, është shëruar.

Sipas njoftimit, pacientit të fundit, i janë bërë dy herë testet dhe ka rezultuar negativ.

“Bazuar në rezultatet e analizave dhe në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përveç se të gjitha testet e sotme nga Malisheva kanë rezultuar negative, edhe personi i fundit i prekur me COVID-19 nga Malisheva është shëruar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq, situata me COVID -19 në Malishevë, është kjo: nga data 14 mars, e deri më tani, me COVID-19, janë prekur 77 persona, 76 prej tyre janë shëruar dhe një rast ka rezultuar me fatalitet./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komuna.malisheve/photos/a.1087553907937794/3626792434013916/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARDAOI7Gc9JCzri1aWs04hrXWoNRgnSqlPbgsYB0fmTe8_gKXTKC9Df3ANr6WA92WhCzbLUzdLi2Fyde2ClF1AYC4DvxXd7ovvVlhRPJh3PHpwzLJFrW3K2xMmCfANruHpqZ-mMzDHziCY1LkRbAFTJtz2seK-UAN1VnDsh9cCDiaROMEOiz-OSj9ib-pKjA4tU0qwlFISCLPdi7b1D5fnBmUw7mYJFtCadUQr_U9FFsvoQAKJFwsslqT-ns1FC4W8o4Y30-21LqgJhi5fA3NVZFX-2EyvDGTLRgl3sEDLkshrsE9noGJpu6-AN5fMq8Cn4tqvIIKirOdBATOdEUXjKFAfpb&tn=-R