Përveç 10 rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në Kosovë, është edhe një lajm i mirë, pasi edhe 3 pacientë janë shëruar nga virusi Covid-19, duke e çuar në 66 numrin e të shëruarve.
Njoftimin për shërimin e të infektuarve e ka dhënë IKSHP-ja, përmes një postimi në Facebook.
“Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 387 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej të cilëve 8 kanë vdekur dhe 66 janë shëruar./Gazeta Sinjali/