image Lajm i mirë: Katër të shëruar nga koronavirusi sot në Kosovë

Kosovë

Pandemia/ Lajm i mirë: Katër të shëruar nga koronavirusi sot në Kosovë

news image

Katër persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 63 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përveç rasteve të shëruara, sot IKSHPK ka konfirmuar edhe 15 raste të reja të prekura nga Covid-19, duke e çuar në 377 numrin e përgjithshëm të të infektuarve./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2668516396609681?__xts__[0]=68.ARAg6zjuLT7mbDsNhPwuD-_Edqr2_o6CpOTjnuIasArctHQLdK7-tqhCL3GIPNiFwu8qjut9FL68NH1iGpIWHd41H_UaY5kDpjwNlCd-dkGMDqEDScRWoueasmQCa4t5-uGYLsIHFp8TZmf11q3FyzmsRYGQ58MnWnqg1kB5X2MWX89Ig1FfDqr8teXq85sxWgmFmyt3DAAuHUKT7D7xTlMT8-HTGPAfNUmfZA4wNk86xRwmbOJxCVpLHzi7g7h7ToEi7O6QTFLB-64JTxro-K4X1XFjH2McEJZWghfrpxPmt3kefqL5uj8zb861NECKaGhrXDtbk8u3OHrHxOTIoA&__tn__=-R