image Lajm i mirë: Kanceri i qafës së mitrës drejt zhdukjes falë testimeve dhe vaksinave

Shëndetësi

Lajm i mirë: Kanceri i qafës së mitrës drejt zhdukjes falë testimeve dhe vaksinave

news image

Kanceri i qafës së mitrës ka potencialin për t’u eleminuar falë përmirësimit të testimit dhe vaksinimit, pretendojnë zyrtarët shëndetësorë në Britani.

Një metodë e re e zbulimit, që u lansua muajin e kaluar, kërkon gjurmë të papillomavirusit njerëzor (HPV), i cili shkakton pothuajse të gjitha tumoret e qafës së mitrës.

Gratë me rezultate pozitive me HPV referohen më pas për kontrolle të mëtejshme, të cilat kërkojnë ndryshime anormale në qafën e mitrës.

NHS në Britani pretendon se një e katërta e rasteve të reja mund të parandalohen me metodën e re, e cila kryhet në të njëjtën kohë testimet tradicionale.

Profesori Peter Johnson, drejtori kombëtar klinik për kancerin, tha që shpreson se metoda e re e kombinuar me vaksinën HPV mund të çojë në eliminimin e kancerit në tërësi. /Gazeta Sinjali/