image Lajm i mirë: Ëmbla Ademi i kthehet shkollimit

Rajon

Lajm i mirë: Ëmbla Ademi i kthehet shkollimit

news image

Pas peticionit të prindërve dhe nxënësve për ta larguar nga klasa, sot Ëmbla Ademi nga Gostivari i është rikthyer shkollimit.

Kështu ka njoftuar ministri i Arsimit në qeverinë maqedonase, Jeton Shaqiri.

Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

/GazetaSinjali/