image Aksident tragjik në Gostivar, humb jetën një i ri

Rajon

Aksident tragjik në Gostivar, humb jetën një i ri

news image

Evzal Selimi ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Gostivar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“I gjithë Gostivari dhe të gjithë ne sot me pabesi e pranuam lajmin për ikjen e parakohshme të Evzal Selimit nga kjo jetë, si pasojë e aksidentit të tmerrshëm. Ju lutem të bëni kujdes maksimal sepse pasojat janë fatale. Ngushëllime familjes dhe dashamirëve të Evzali, qoftë i parajsës”, shkroi Ahmeti./Gazeta Sinjali/