Skuadra e futbollit, FC Drenica ka marrë një lajm fantastik gjatë ditës së sotshme.
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencim të Klubeve për gara ndërkombëtare e ka licencuar skuadrën e Drenicës për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare këtë sezon, transmeton Gazeta Sinjali.
Në rast se Drenica kualifikohet, atëherë ajo mund të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.
Kjo është hera e parë që klubi nga Skenderaj licencohet për të marrë pjesë në gara evropiane. /Gazeta Sinjali/