Infektologu Valbon Krasniqi, ka dhënë lajme të mira sa i përket shërimit të pacientëve me koronavirus në Kosovë.
Krasniqi prezantoi moshën e pacientëve tashmë të shëruar nga koronavirusi.
Sipas tij, nga 23 pacientë të shëruar nga Covid-19, gjashtë janë mbi moshën 60-vjeçare, njëri prej të cilëve i moshës 80-vjeçare.
“Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshës 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e na bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Gazeta Sinjali/