image Lajçak pas takimit me opozitën: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

Politikë

Lajçak pas takimit me opozitën: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

news image

Pas përfundimit të takimit mes të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak dhe opozitës, Lajçak tha se bashkë me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, partive opozitare ia shpjeguan pasojat e krizës aktuale në veri.

Ai gjithashtu bëri të ditur se së bashku me Escobarin dhe partitë opozitare folën edhe për dëmtimin e reputacionit  të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku i kërkuan opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për de-eskalimin e situatës.

“Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak.

Kujtojmë se dje gjatë ditës, Lajçak e Escobar u takuan edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa mbrëmë u takuan edhe me kreun e qeverisë, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/