image Lajçaku nga Parisi flet për dialogun Kosovë-Serbi

Evropë

Lajçaku nga Parisi flet për dialogun Kosovë-Serbi

news image

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Francë pasi ka zhvilluar një takim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur vetë Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, gjersa shtoi se në këtë takim ka folur në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm. Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/