image Lajçak u takua me Vuçiqin mbrëmë: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht

Politikë

Lajçak u takua me Vuçiqin mbrëmë: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht

news image

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se mbrëmë ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçak në Twitter ka treguar se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb.

Emisari sllovak ka thënë se llogarit në sjellje të përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin.

Postimi i plotë tij:

Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë me Aleksander Vuçiq.

Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur.

U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht.