image Lajçak tregon nëse kanë kontakt me ambasadorin Grenell për dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Lajçak tregon nëse kanë kontakt me ambasadorin Grenell për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, tha se BE janë duke vendosur kontakte me ambasadorin Richard Grenell si dhe me Departamentin e Shtetit.

Sipas tij BE ka qenë gjithmonë e suksesshme dhe tani do të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-në për të përfunduar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi qenë gjithmone të suksesshëm. Jemi duek vendosur kontakte me ambasadorin Grenell. Jemi ne kontakt me Dpartamentin e Shtetit. Do të punojmë ngushtë me SHBA-në”, u shpreh ai.

Lajçak gjithashtu deklaroi që është duke u përshtatur me punën e re si emisar special nga BE për dialogun dhe nuk e sheh dialogun si garë por si një marrëveshje që duhet të kryhet edhe pse është e komplikuar.

“Unë jam duek u përshtatut me punën e re. Unë nuk besoj që do të ketë përplasje, ne kemi të gjithë një qëllim, që marrëveshja të përfundojë sic duhet. Dialogu nuk është garë, është një çështje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar”, tha Lajçak në Rubikon./ Gazeta Sinjali/