Emisari i Bashkimi Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se bisedat e tij me tre politikanët kosovarë kanë qenë rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.
“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka thënë se mezi pret të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.