image Lajçak telefonon Albin Kurtin e Goran Rakiqin, ja çfarë biseduan

Kosovë

Dialogu/ Lajçak telefonon Albin Kurtin e Goran Rakiqin, ja çfarë biseduan

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajcak tha se diskutuan për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për sitautën me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.

“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak.