Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak bisedoi në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në fotografinë e postuar Lajçak ka pohuar se kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Shumë i lumtur që u takova me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara gjatë vizitës së tij në Bruksel sot. Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter./ Gazeta Sinjali/