Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është takuar sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Gazeta Sinjali.
Lajçak ka publikuar një fotografi nga takimi me Bislimin, mbi të cilën ka shkruar se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime, sot, para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në takimin e nesërm në Bruksel do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta Sinjali/