image Lajçak takohet me Thaçin

Kosovë

Lajçak takohet me Thaçin

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Më pas Lajçak do të takohet edhe me liderët e partive politike në vend.

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.

E Hoti pas takimit që pati me Lajçak të martën, tha se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Hoti përsëriti qëndrimin e tij që tema e asociacionit është mbyllur duke shtuar se Kosova nuk është palë që e bllokon procesin e dialogut./Gazeta Sinjali/