Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.
Had a detailed and good discussion with @aliciakearns about the situation in the Western Balkans, in particular the normalisation Dialogue and developments in Bosnia and Herzegovina. Appreciate her interest and commitment to support democratic progress in the region. #MSC2024 pic.twitter.com/5n6fqX4vcg
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 17, 2024