image Lajçak takohet me Bislimin: Bisedimet për dialogun nuk ishin të lehta

Politikë

Lajçak takohet me Bislimin: Bisedimet për dialogun nuk ishin të lehta

news image

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot është takuar në Bruksel në cilësinë e kryenegociatorit me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u bisedua rreth temave të rëndësishme të dialogut, ka njoftuar Lajçak, duke thënë se nuk ishin të lehta.

Diskutimet tona për tema të rëndësishme të Dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, tha ai.

/GazetaSinjali/