image Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq s’ishte i lehtë, por i rëndësishëm

Politikë

Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq s’ishte i lehtë, por i rëndësishëm

news image

Emisari i posaqëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, është deklaruar pas takimit të zhvilluar sot në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se takimi, që për Kurtin ishte i pari, nuk ishte i lehtë, por se ka rëndësi.

Të dy liderët patën diskutim të hapur secili se çka do nga dialog. E rëndësishme nga BE-ja është që të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër pos normalizim raportesh. Të dy u zotuan për punë për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme, nëpërmjet dialogut”, ka thënë ai.

Tutje, Lajçak ka theksuar se dialogu do të vazhdojë në fund të korrikut dhe se BE-ja ka pritje të mëdha që të dyja vendet të tejkalojnë atë që ka ndodhur në të kaluarën. Sipas tij, ata duhet të drejtohen nga e ardhmja nëpërmjet një marrëveshjeje që është gjithëpërfshirëse./Gazeta Sinjali/