image Lajçak "selam" Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Lajçak “selam” Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka filluar sot vizitën e tij zyrtare në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Lajçak iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi ky i fundit tha se dialogu nuk është prioritet i tij, shkruan politika.rs, përcjell Gazeta Sinjali.

Lajçak tha se asnjë qeveri dhe udhëheqës nuk ka luksin të zgjedhë përparësitë.

“Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut”, citohet të ketë thënë në Beograd emisari evropian./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin