image Lajçak reagon përsëri: Dialogu është i rëndësishëm, raste të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime

Politikë

Lajçak reagon përsëri: Dialogu është i rëndësishëm, raste të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime

news image

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se keqkuptimi për hartën ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, është shembull pse dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm.

Këtë deklaratë, ai e bëri pasi reagoi për keqkuptimin për hartën në zyrën e tij.

“Dhe sot është një shembull pse dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

/GazetaSinjali/