image Lajçak përkrah heqjen e taksës, kërkon të takohet me Kurtin dhe udhëheqësit tjerë

Kosovë

Politikë/ Lajçak përkrah heqjen e taksës, kërkon të takohet me Kurtin dhe udhëheqësit tjerë

news image

Pas marrjes së detyrës si përfaqësues special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se dëshiron të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Në një letër që Lajçak i ka dërguar kryeministrit Kurtit thuhet se përkrahin vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

 “Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregullojë planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem”, ka deklaruar Lajçak, duke shtuar se do të kontaktojë edhe udhëheqësit tjerë politik në Kosovë.

 “Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai./GazetaSinjali/