image Lajçak për raportin mes Kosovës e Serbisë: Asnjërës palë nuk i konvenon përshkallëzimi

Politikë

Lajçak për raportin mes Kosovës e Serbisë: Asnjërës palë nuk i konvenon përshkallëzimi

news image

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk është i thjeshtë, dhe është një çështje njëjtë e ndjeshme për dy palët, por tha se beson se shpejtë do të shohim rezultate konkrete.

Lajçak në një intervistë për portalin Buka nga Banja Lluka ka folur për çështjet e Ballkanit Perëndimor ku vlerësoi se çështja më e rëndë është ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Ai komentoi dialogun ku edhe ndërmjetëson si emisar i BE-së, atij kosovar dhe serb dhe e quajti të ndërlikuar dhe të ndjeshme njëjtë kur u pyet rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Megjithatë, dialogu po vazhdon për një dekadë që ka sjellë disa zgjidhje konkrete të mira. Dialogu s’ka alternativë dhe këtë e konfirmojnë si liderët në Kosovë dhe ata në Serbi dhe është kyç në normalizimin e marrëdhënieve europiane dhe në përparimin e tyre në rrugëtimin europian. Sot jemi në një situatë që kemi liderë me mandatë të fuqishëm në Beograd dhe Prishtinë. Ata kanë fuqi të sjellin zgjidhje dhe jemi në fazë të negociojmë për atë se cila është mënyra më e mirë përpara” tha Lajçak.

Ai shtoi se “liderët u takuan në Bruksel si në qershor poashtu edhe në korrik. Janë të gatshëm të vijnë përsëri” siç tha.  Ai shtoi se “po punohet që në atë takim të prodhohen edhe disa zgjidhje konkrete. Ai dialog nuk është i thjeshtë, por ka nisur dhe besoj se do të kemi rezultate konkrete shumë shpejt”.

Lajçak shtoi një paralajmërim aty duke thënë se përshkallëzimi nuk i konvenon asnjërës palë.

I pyetur nëse rajoni do të duhej të brengosej apo gëzohej shtimi i interesimit të bashkësisë ndërkombëtare duke e ditur se edhe Britania së fundi emëroi Stuart Peach. Lajçak tha se do të ishte më e mira sikur të gjithë të merreshim me punën e vet.

Mirëpo, rajoni është adaptuar me angazhimin e shtuar të bashkësisë ndërkombëtare. Për fat të keq, ende ka nevojë për këtë. BE nuk ka ndërmend të mikro-menaxhojë rajonin, por thjeshtë prezenca jonë është e nevojshme” tha ai dhe shtoi se Bashkimi Evropian ka prezencën më të madhe pasi është investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh.

Ai shtoi se Bashkimi Europian investon miliarda euro në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

E kur flasim për angazhimin politik, do të doja të theksoja si një gjë pozitive bashkëpunimin shumë të ngushtë që kemi me SHBA’në dhe administratën Joseph Biden” tha Lajçak dhe tha se ndajnë me ta të njëjtin vizion, që është një Ballkan që ka të njëjtat vlera me BE.

/GazetaSinjali/