image Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Biseduam për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Politikë

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Biseduam për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajçak pas takimit tha se me Vuçiqin, folën rreth normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se po ashtu së bashku bënë edhe një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak.

Miroslav Lajçak, nesër do të vij në Kosovë ku do të takohet me krerët shtetëror.

/GazetaSinjali/